SHPËRNDAJE

Me 6 tetor do të ndodh ndryshimi, ngase diaspora do ta këtë zërin e vetë në Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka shkruar anëtari i AAK-së nga diaspora, Granit Shala në një postim në Facebook, shkruan GazetaDirekt.

Shala tashmë e ka marrë edhe bekimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj për të qenë pjesë e listës së deputetëve, duke u bërë kështu edhe zëri dhe mbështetja e fuqishme e diasporës në Kuvendin e Kosovës.

Granit Shala, po merr mbështetje të fuqishme edhe nga qytetarët për të qenë, pjesë e diasporës në Kuvend nga AAK.

Kjo është parë edhe nga sondazhi të cilin e ka lansuar Gazeta në Facebook, ku deri tani kur po raportojmë, 72% e qytetarëve kanë votuar që Shala duhet të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Me 6 TETOR do të ndodh ndryshimi Diaspora do ket zerin e vet ne KUVEND! Me RAMUSHIN100 % SHTET

Posted by Granit Shala on Thursday, September 5, 2019