SHPËRNDAJE

Se si eshte te jesh shqiptar i Medvegjes e dine me se miri ata qe pas te gjitha veshtersive vazhdojne ta mbajne gjuhen shqipe ekzistuese ne kete vend, ata qe pas te gjithave as nuk mendojne ne largim nga tokat e te pareve te tyre.
Ne e dime ndjenjen se si eshte:
Kur shuhen shpresat dhe shpirti vritet;
Ku nuk mund te shpresosh nje te ardhme ne kete vend;
Ku çdo dite meshume endrrat duken t’parealizuara;
Ku duhet te mendosh per pasojat para se te flasesh;
Ku pasivizimi i adresave edhe te personave qe jetojne ketu eshte gje normale;
Ku shprehja e mendimit te lire nuk ekziston;
Ku atdhedashuria merret si nxitje e urrejtjes;
Ku flamuri shqiptar eshte provokim i rende;
Ku tekstet ne gjuhen shqipe jane vetem premtime t’pa realizuara…
Keto jane vetem disa nga veshtersite me te cilat ballafaqohen shqiptaret e Lugines se Presheves, e ne veçanti te Medvegjes.

Kur pothuajse te gjitha shpresat ishin te shuara, ne kete vend erdhi njeriu me qellime dhe realizime te medha. Tashme shpresa eshte aq e forte dhe e madhe, po si ate dite kur per here te pare ne kete vend shikova flamurin shqiptar duke valuar i lire, po i njejti qe vazhdon te valoj edhe sod. Ishte kjo nje enderr e imja (besoj edhe e gjithe shqiptareve ketu) e cila u realizua… Kjo eshte vetem nje nga gjerat e medha qe beri dhe vazhdon ti bej M.Salihu, per kete vend dhe njerezit e ketij vendi.
Gjeja me e vogel qe ne mund ta bejme eshte ta perkrahim!

Me 4 nentore nuk ju ftoj te vini te votoni ne vendin e juaj, por ju lus te vini t’ja ktheni shpresen vendit tim, Medvegjes sone.
” E lehte eshte te jesh shqiptar i Presheves apo Bujanocit, por eshte veshtire te jesh shqiptar i Medvegjes”!
Eshte koha qe ky vend te ringjallet!!
“Nenes dhe atdheut nuk mundemi kurre t’ja kthejme borxhin”!

  1. VOTO nr. 6
    Per njeriun qe i’a solli shpresen Medvegjes dhe shqiptareve te kesaj Komune!