SHPËRNDAJE

Me nderime shtetërore e të shtëna, i është dhënë lamtumira e fundit ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepit.

Trupi i pajetë i kryeministrit, tashmë është varrosur, derisa flamuri i Kosovës që po qëndronte mbi arkivol, i është dhënë vajzës së tij, Vanesa Krasniqit, raporton Express.

Pas ceremonive shtetërore, është vazhduar më pas edhe me ceremoni fetare.

Ndërkaq, në varrimin e ish- kryeministrit kanë marrë pjesë politikanë të shumtë, qytetarë, e figura të njohura.

Për Rexhepin, sot Shtetit ka shpallë Ditë Zie.