SHPËRNDAJE

Anëtarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Meliza Haradinaj ka treguar se ku po shkojnë paratë e mbledhura si donacione nga qytetarët për Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo parti po bën fushatë zgjedhore edhe në Preshevë, duke vendosur posterë, përmes kompanive serbe.

“A thua këtu shkojnë donacionet e qytetarëve?? A thua këto hapësira marketingu i takojnë ndonjë kompanie serbe?!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Vetëvendosje”, ka vendosur posterë të Albin Kurtit në Preshevë dhe të disa kandidatëve për deputetë.