SHPËRNDAJE

Bota është duke u përballur me numër të madh të infektuareve me COVID.

Kancelarja Angela Merkel iu ka bërë thirrje gjermanëve që t’i shmangin kontaktet shoqërore dhe të udhëtojnë sa më pak që është e mundur në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e COVID-19.

Kjo për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve gjatë ditëve të fundit, shkruan Reuters.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar përhapjen e virusit në mënyrë që mos të dalë jashtë kontrollit. Çdo ditë ka rëndësi”, ka thënë Merkel në një video konferencë.

“Unë ju bëj thirrje: takohuni më pak me njerëz, qoftë në shtëpi apo jashtë”.