SHPËRNDAJE

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar ministrat e qeverisë “Rama 3” pa asnjë kundërshtim.

Emërimi i ministrave erdhi pas përgjigjes që mori nga Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK nëse ministrat ishin nën hetim apo jo.

Ky dekret e dërgon Edi Ramën për të tretën herë në Presidencë por kësaj here me një ndryshim shumë të madh krahasuar me dy herët e para.

Betimin bashkë me kabinetin e ri qeverisës do t’i duhet ta bëjë përpara presidentit Ilir Meta, të shkarkuar nga parlamenti pas përplasjeve të forta para dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Qeveria “Rama 3” përbëhet nga:

1) Edi Rama- Kryeministër;
2) Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;

3)  Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
4)  Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
5)  Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
6) Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
7)  Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
8) Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
9)  Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
10) Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
11) Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
12) Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
13) Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
14) Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
15) Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
16)  Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
17)  Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.