SHPËRNDAJE

Pal Lekaj i AAK-së duke ju përgjigjur Sejdiut e Dedës se nuk mund të ju besohet që edhe në seancën e 24 gushtit ata do të marrin pjesë, ka thënë se këto deklarime janë për të shitur mend.

Ndërsa kryesuesi i seancës Adem Mikullovci ka kërkuar që PAN kërkesën e tyre për seancë ta paraqesin më shkrim në Kuvend.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se vetëm në Ballkan nuk i jepet e drejta dikujt që ta dëshmojë se nuk do të jenë në seancë, raporton lajmi.net.

“Tek e fundit kush jeni ju që të ngrisni këtë dilemë”, ka thënë Hoxhaj.

Avdulla Hoti ka thënë se më të drejtë PAN thotë se nuk është dashur të mbahet debat në seancën e Kuvendit sikurse është e drejtë që PAN ka abuzuar më të drejten e saj. Ai ka thënë se PAN duhtë të kërkojë falje për këtë.

Ai ka theksuar se propozimi i PAN që seanca të mbahet më 24 gusht duhet të mirret në konsideratë.