SHPËRNDAJE

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa është infektuar me koronavirus, këtë e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në rrjetin social në Facebook.

Mustafa para pak minutave bëri të ditur se dje ka marrë rezultatin për virusin COVID-19, ku edhe ka rezultuar pozitiv.

Ai tha se në përgjithësi ndjehet mirë dhe se do të mundohet t’i kryej obligimet që ka nga shtëpia, ku edhe do të qëndroj i izoluar.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Dje mora rezultatin nga testi për virusin Covid-19, dhe kam rezultuar pozitiv! Ndjehem mirë në përgjithësi dhe do mundohem t’i kryej obligimet nga shtëpia ku do qëndroj i izoluar.
Falënderoj familjen për kujdesin, si dhe të gjithë miqtë dhe dashamirët për interesimin.

Por, falënderimet më të mëdha më duhet t’ia drejtoj punonjësve shëndetësorë të cilët po japin maksimumin, duke mos kursyer as shëndetin e tyre, që t’i gjenden pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës.Puna e tyre e zellshme po na bën më të fortë në ballafaqimin tonë me armikun ndoshta më të rrezikshëm që jemi ballafaquar deri tani si qenie njerëzore.

Prandaj, ruajeni shëndetin tuaj, të afërmve dhe të gjithë të tjerëve që ju rrethojnë.Ta japim edhe ne të tjerët ndihmën dhe kontributin tonë sado të vogël, që ta ndihmojmë punonjësin shëndetësor ta luftojë virusin Covid-19!.