SHPËRNDAJE
Ministrja e Punëve të Jashtme e Australisë, Julie Bishop, do të qëndrojë në Maqedoni në kuadër të vizitës së saj në Evropën lidore të planifikuar nga 9 deri më 15 korrik.

Gjatë vizitës, bishop, siç paralajmërohet nga web-faqja zyrtare e MPJ-së së Ausitralisë, do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe me përfaqësues të organizatave joqeveriatare.

Kjo është vizita e parë e ministres së Punëve të Jashtme të Australisë në Maqedoni.

Në kuadër të vizitës në Evropën lindore, Bishop do të qëndrojë edhe në Kroaci dhe Serbi, ndërsa vizitat kanë për qëllim përforcim të marrëdhënieve bilaterale dhe përmirësim të interesave ekonomike dhe të sigurisë së Australisë në rajon./Telegrafi/