SHPËRNDAJE

Sot për ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj dhe zyrtarët e kësaj ministrie dita pa makina filloi me ardhjen në punë me biçikleta, duke dhënë mesazh për mospërdorimin e makinave dhe krijimin e një mjedisi sa më të pastër.

Po ashtu, agjenda ditore për sensibilizimin e opinionit për një shëndet dhe fizik më të mirë do të vazhdojë me aktivitete tjera: defilimi me biçikleta nga Ministria e Mjedisit deri tek Katedralja në ora 10:00, ligjërata e ministres Reshitaj në Shkollën fillore “Hasan Prishtina” në ora 14:30 si dhe shpërndarja e materialeve promovuese në Prishtinë dhe qytete tjera.