SHPËRNDAJE

Pasi Koreja e Veriut pretendoi të kishte testuar një bombë hidrogjeni, Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi t’i jepte fund tregtisë me çdo vend që bënte biznes me Korenë e Veriut”.

Deklarata e Trump u interpretua gjerësisht si një referencë ndaj Kinës, e cila është e përfshirë në 90% të tregtisë së jashtme të Koresë së Veriut, raporton “Business Times”.

Por Kina është gjithashtu partneri më i madh tregtar i Shteteve të Bashkuara, ku eksportet dhe importet midis dy vendeve arritën në gati 650 miliardë dollarë në vitin 2016.  Çdo kufizim i kësaj veprimtarie mund të ketë pasoja serioze për firmat amerikane që bëjnë biznes me Pekinin.

Por, përveç Kinës ka vende të tjera që gjithashtu bëjnë tregti me Korenë e Veriut, shkruan syri.net.Destinacionet kryesore të eksportit të Koresë së Veriut janë Kina me 2.3 miliardë dollarë, India me 97.8 milionë dollarë, Pakistani, Rusia, Tailanda dhe Filipinet me 43.1 milionë dollarë, Burkina Faso me 32.8 milionë dollarë.

Kim Jong-un ka gjithashtu marrëdhënie tregtare me një pjesë të vendeve të tjera aziatike. Importet ushqimore dhe industriale i merr kryesisht vjen nga Kina, India, Rusia dhe Tajlanda.