SHPËRNDAJE
Kryesuesi i Seancës konstituive, Adem Mikullovci e ka shtyrë seancën për në ora 14:00 pasi deputetët e PAN-it ende nuk kanë ardhur në seancë.

Adem Mikullovci, kryesuesi i seancës konstituive ka pyetur se ku janë deputetët e PAN-it që nuk kanë ardhur ende në sallë dhe ka kërkuar që seanca të vazhdojë në ora 14:00.

Në seancë kishin ardhur vetëm deputetët e VV-së dhe LDK-së.

Fillimisht PAN dhe AKR kanë kërkuar nisjen e seancës në ora 10:00, por u shty në 11:00 dhe më pas në ora 14:00.