SHPËRNDAJE

Deputetja nga rradhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj postimit që ka bërë Ismaili duke e ofenduar atë me nënën e saj. Musliu ka postuar në rrjetin social Facebook  një reagim në drejtim të Fisnik Ismailit duke e quajtur atë të pamoralshëm dhe mashkull pa fisnikëri.

Postimi i saj i plote:

Nëna ime “palidhje”
Unë ndoshta mund të kem pasë një nënë “palidhje”, nuk e di, pasi që nuk e kisha fatin ta njohë, por ajo që e di është se deri më sot nuk më ka rënë të dëgjoj se nëna ime ka pasë ndonjë lidhje me pushtuesit serb. Nëse ka ndonjë dëshmitar për të dëshmuar të kundërten: Ju ftoj publikisht të dëshmoni ju mirëpres!
Unë mund ta kem pasur edhe një babë palidhje, por as në rastin e tij nuk më ka ndodhë të dëgjoj se ai ishte pobratim i Sllobës. Nëse ka dëshmitar që mund ta dëshmoi të kundërtën, prap ju ftoj ta dëshmoni ju mirëpres!
Mund të të jem edhe unë palidhje, por më rëndësi është se nuk jam kreaturë e shitur sikur ca “patriotë” që kanë mbushur xhirollogaritë me miliona e nuk ndalën së vajtuari si shpendkeqet për fatin e popullit, përderisa nuk ju sheh kush hajrin. Kush ju pa hajrin deri sot o kreatura pa moral?
Ju që propagandoni “patriotizëm” duke shpallur kriminel të gjithë ata që nuk ju vijnë pas, sikur doni më çdo kusht të zhvendosni vëmëndjen nga soji juaj i prishur. Ju jeni vetëm krimba pa kurriz, kreatura pa njerėzi.
Sa më përket mua, unë as sot as që nga gjeneza e trungut tim familjar, nuk kam as edhe një rast kolaboracioni me pushtuesit e trojeve tona.
Ky fakt mund të më bëjë person “palidhje” por vetëm për ato kreatura të cilat nuk po gjejnë qetësi nga prejardhja e tyre.
Në anën tjetër, mua pikërisht ky fakt më bënë jashtë mase krenare.
Ty, Fisnik, mashkull pa fisnikëri, dhe gjithë bandës tënde prej krimbash, pushka top ju bëftë.
Mos u habitni nga kutërbimi që ju godet turinjëve, kur çpurdhni …. me krande.
Tash e tutje do të komunikojmë me standardin që e krijuat vet.
Të del ku të del