SHPËRNDAJE

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është deklaruar sot në kuadër të diskutimeve që po ndodhin rreth mundësisë që Teuta Rugova, vajza e presidentit historik të Kosovës të

“Ata që e sulmuan me të gjitha mjetet dhe metodat e dhunës Kryeministrin dhe Qeverinë e drejtuar nga LDK-ja, sot thirren në Ibrahim Rugovën dhe kërkojnë nga LDK-ja dhe deputetët e LDK-së t’ua japin votën për Qeverinë e koalicionit të drejtuar nga PDK-ja”, thotë Mustafa. “Me çfarë të drejte? Morale? Politike? Etike?”, pyet më tej.

Sipas tij, AAK, Nisma, VV, Lista Serbe, komunitetet tjera, të gjithë u bashkuan “për t’i shpallur mosbesim një qeverie të drejtuar nga LDK-ja që shënoi rritje ekonomike, stabilizoi buxhetin, rriti pensionet, e pa korruptuar me orientim të qartë evropian”.

“Ne nuk jemi përgjegjës që gabuat në llogari. Prandaj, mos na lodhni duke na treguar sesi ua dha Rugova mandatin. Sot nuk do t’ua japim as mandatin e as besimin. Asnjë nga LDK-ja, që respekton LDK-në dhe që i rri besnik kësaj partie nuk do t’ia japë votat koalicionit të drejtuar nga PDK-ja e as Ramush Haradinajt me PDK-në”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se LDK-ja që ai udhëheq, nuk do të diskutojë me askënd për qeverisjen PAN.

“Si lider i LDK-së nuk do të marrë pjesë as në takimin e ftuar nga Presidenti, sepse konsideroj që takimet e tilla janë të panevojshme dhe se ato po krijojnë hapësirë për huti dhe konfuzion dhe për të blerë kohë për manipulime të ulëta me deputet nga njerëz të caktuar të PAN-it dhe shërbëtorë të tyre”, ka thënë Mustafa.