SHPËRNDAJE

Kryeministri në largim Isa Mustafa ka potencuar edhe një herë se LDK nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

“Interesi i vendit, kufizimet nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtar të Kosovës dhe të LDK-së, bënë që ne të hyjmë në koalicion me PDK-në para 3 vjetësh. Por, jo më!”, shkruan Mustafa në facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë

LDK nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

Interesi i vendit, kufizimet nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtar të Kosovës dhe të LDK-së, bënë që ne të hyjmë në koalicion me PDK-në para 3 vjetësh. Por, jo më!

Ata e shkelën marrëveshjen dhe treguan se nuk u intereson shteti por interesat e tyre partiake.

Ne do të punojmë për shtetin.

Më 11 Qershor ne do të fitojmë dhe do të ndërtojmë Qeverinë me njerëz të besës.

Urime!