SHPËRNDAJE

KOMUNIKATË PËR OPINION

Partia Demokratike është e obliguar që të informojë opinionin, se pushteti aktual në Bujanoc për të krijuar terr informativ dhe për të pamundësuar opinionin që t’i shohë të gjitha malverzimet, keqpërdorimet, shantazhet, hajnitë, etj., në mënyrë arbitrare pamundësoi transmetimin e drejtëpërdrejt të seancës për të bërë një precedan që ka ndodhë për herë të parë në Bujanoc.

Vendimi i tillë ka karakter shumë dimenzional dhe arsyet janë të shumta, por kryesorja është fshehja e të vërtetës, e cila është lakuriqe sepse mëkatet e bëra nga pushteti aktual mundet t‘i mbulojë vetëm se terri. Por, për habi nuk munguan portalet që janë në shërbim ekskluziv të pushtetit aktual, disa të menaxhuara nga të punësuar brenda ndërtesës së komunës, që me financimin e tyre, ata i shantazhon dhe i obligon që të bëjnë një informim të padrejtë dhe selektiv.

Gjatë seancës së Kuvendit Komunal u dhanë vërejtje nga këshilltarët e Partisë Demokratike rreth llogarisë përfundimtare ku pati debat, por vëretjet kryesore të PD-së ishin rreth raportit të administratës komunale për vitin 2018.

Kryetari i PD-së Nagip Arifi gjatë diskutimit të tij konstatoi se këta edhe për punët e pa ekzekutuara, siç janë: asfaltimi i rrugës Muhoc – Zarbincë, Transferstacioni në Bujanoc, shtrati i lumit të Tërnocit, dhe shumë projekte tjera janë në gjendje që situatat ti sjellin ne “gjendje te dokumentacionit të rregulluar”, edhepse dihet se mbi 70 milion dinarë të derdhura për rrugën Muhoc – Zarbincë, deri sot nuk është shtruar asnjë metër asfallt, ose në vitin 2018, rreth 24 milion dinarë iu janë bartur kryerësit të punës për shtratin e lumit Tërnoc, ndërsa nuk është bërë asnjë orë punë, apo janë ndarë 13.4 milion dinarë vetëm për ndërtimin e një rrethoje të Transferstacionit në Bujanoc, etj.

Është pët t’u habitur se si për herë të parë buxheti i komunës së Bujanocit për vitin 2018 përfundoi me deficit prej 33.8 milion dinarë.

Është bërë qëllimisht fragmentalizimi i rrugicave që metra katror e asfaltit të kushtojë mbi 35 euro.

Të pangopur me këto malverzime, punëtorët e administratës komunale nuk hezitojnë që t’i fusin duart në xhepat e fëmijëve, lehonave dhe në shtresën më të varfër të shfrytëzuesve të ndihmës sociale, duke shkëputur një përqindje të parave të tyre. Më ironike është fakti se përkundër që e tërë popullata e dinë këtë veprim qyqar, komisioni ad hoc i themeluar për hulumtimin e rastit ende nuk ka dhënë ndonjë konkluzion rreth kësaj ngjarje.

Pra, arsyet kanë qenë shumë të mëdha që të mos transmetohet në mënyrë të drejtëpërdrejt puna e Kuvendit Komunal.

Në vijim mund t’i përcjellni disa sekuenca gjatë punimeve në Kuvendin Komunal të Bujanocit.