SHPËRNDAJE

Titulli.com: Sipas jush a ka dështuar diku qeverisja lokale dhe ku janë ngecjet më të mëdha të kësaj udhëheqje?

Nagip Arifi : Dështimi i këtij pushteti ka filluar që në themelimin e tij kur për qëllime të urrejtjes dhe hakmarrjes, moton e saj “Me shqiptarët për shqiptarët me një drejtor shqiptar në Shtëpinë e Shëndetit, ai së pari tradhtoi elektoratin e vet e pastaj të tjerët. Në fakt ky pushtet është i mirë vetëm për një grup të vogël njerëzish, që edhe ata vet në biseda joformale e potencojnë se “Kurrë nuk e kanë pasur më mirë”, por në fakt “Kurrë nuk ka qenë më keq për popullatën”.

Titulli.com: Zgjedhjet lokale të rregullta janë akoma larg, sa është e gatshme Partia Demokratike të hy në zgjedhje dhe çfarë rezultati prisni duke e pasur parasysh edhe mos interesimin e një pjese të madhe të shoqërisë për të qëndruar në vend për shkak mungesës së perspektivës?

Arifi: Nuk është se janë larg se kanë ra nën një vit dhe ato do të vijnë shumë shpejtë për të larguar këtë pushtet që po “Vetëfundoset”!. Partia Demokratike është e përgatitur që në çdo moment të dalë para popullit për t’i ofruar një ardhmëri shumë më të mirë se kjo gjendje aktuale që po mbretëron në Bujanoc, i cili çdo ditë po zbrazet nga pjesa më vitale duke filluar nga mjekët, inxhinierët, mjeshtër të profileve të ndryshme, etj!

  1. Ne jemi të sigurt se do të fitojmë bindshëm dhe do të jemi bartës të përgjegjësive qeverisëse duke mos përjashtuar askënd në përmirësimin e kësaj gjendje dhe në ndaljen e hemorragjisë./Titulli.com/