SHPËRNDAJE

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Naser Rugova është regjistruar para pak çastesh si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Rugova tha pas regjistrimit se LDK-ja ka problem serioz me PDK-në dhe se nuk bëhet bashkë as me të e as me partitë ku është ajo.

“Nuk ka koalicion me ato subjekte ku osht PDK-ja  aty, nuk do ta votojmë Veselin. LDK-ja ka problem serioz me PDK-në dhe në këtë kuptim, gjëja më e mirë për Koosvën dhe popullin e saj do të ishte që PDK-ja të shkoj në opozitë”, ka thënë Rugova.

I pyetur në lidhje me takimet e tij me të nominuarin për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, Rugova ka thënë se ka pasur vetëm takime miqësore ku i kanë uruar mandatin e deputetit, njëri-tjetrit.

Kujtojmë se Rugova nuk ishte deputet i LDK-së në legjislaturën e kaluar.