SHPËRNDAJE

Shkruan: Jahja Lluka

 

Nderimi për mikun dhe Besa shqiptare. Në fshatin Majanc të Podujevës, tek Kërrshi i Bajqinovcve, u gjetën të varrosur trupat e dy ushtarëve gjerman gjatë Luftës s’ë Dytë Botërore.

Dy ushtarët gjerman ishin vrarë në pritë nga çetnikët serbë. Duke e parë këtë akt makabër, një familje shqiptare në shenjë dhimbje dhe respekti nuk lejoi që trupat e dy ushtarëve gjerman të krimben mbi dhe.

Pavarësisht rrezikut që mund të ju ndodhte i zoti i shpisë, i mori trupat e pajetë të dy gjermanëve dhe i varrosi në oborrin e shtëpisë s’ë vet, ushtarëve nuk ju hoqën uniformat e as nuk iu morën armët por u varrosën me to, si simbolikë për të treguar një ditë kush ishin ata.

Për dekada të tëra, familja e ruajti këtë fshehtësi nga regjimi komunist serbo-sllavë, duke ruajtur me fanatizëm dhe respekt varret në oborr. Tani me që jemi në liri familja ka vendosur ta tregojë sekretin e fshehur me shumë se një shekull.

Në bashkëpunim me Kforin dhe Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe Arsim Gërxhaliun nga Mjekësia Ligjore dhe me urdhëresë të prokurorit për krime lufte do bëhen gërmimet dhe trupat e dy ushtarëve gjerman do të riatdhesohen.

Ky është një ndër shembujt e shumtë të besnikrisë shqiptare në raport me mikun. Është një akt që duhet vlerësuar sidomos guximi i familjes shqiptare që pavarësisht rreziqeve, nuk i la trupat e vdekur pa adresë.

Vet fakti që ata u varrosën tregon respektin dhe nderimin e shqiptarëve ndaj popullit gjermanë.