SHPËRNDAJE

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në mbledhjen e sotme ku u vendos të rinumërohen 530 vendvotime ka ftuar organet e sigurisë që të jenë të pranishme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Askush nuk i ndalon Prokurorinë dhe Policinë që të jenë të pranishme në QNR. Lirisht mund të qëndrojnë aty dhe t’i marrin provat me emra dhe numra të vendvotimeve ku ka ndodhur manipulime”, ka thënë Dakaj.

Kujtojmë se mbrëmë pas mesnate në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar publikimi i rezultateve të votimit përmes postës.

Nga 13 mijë e 241 fletëvotime të vlefshme nga votimi përmes postës, LVV ka marrë 7030 vota, LDK 2158 vota, PDK 2139, Nisma-AKR 916 vota dhe AAK-PSD 555 vota.