SHPËRNDAJE

Nënshkruhet Udhëzimi për provimin e ndërrimit të patentë shoferit të huaj

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, nënshkroi Udhëzimin Administrativ (MI) Nr. 16/2017 për dhënien e provimit për ndërrim të patentë shoferit të huaj.

Me këtë Udhëzim Administrativ, rregullohet procedura për dhënien e provimit për ndërrimin e patentë shoferit të huaj, në patentë shoferë të Republikës së Kosovës me përjashtim të atyre të përcaktuar në paragrafin 1 në nenin 97 të Ligjit Nr. 05/L-064 për Patentë Shoferi.

Udhëzim Administrativ, hyn në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ana e ministrit të Infrastrukturës.