SHPËRNDAJE

Shteti i Nepalit ka marrë 500 milionë dollarë donacion nga Agjencioni Federal Amerikan “Korporata e Sfidave të Mileniumit” [MCC], për të cilat ka luftuar edhe Kosova, por ka përfunduar vetëm me 49 milionë dollarë, shkak i mangësive në sundimin e ligjit dhe dobësive ekonomike.

Në vend të 500 milionë dollarëve, Kosova përfundoi me donacion prej 49 milionë dollarëve nga MCC-ja, për të cilat në Amerikë ka udhëtuar presidenti Hashim Thaçi, ndërsa për 500 milionë dollarët për Nepalin do të jetë prezent ministri i financave të këtij shteti, transmeton Koha.net.

Në njoftimin e MCC-së për ndarjen e 500 milionë dollarëve për Nepalin thuhet ky shtet ka avancuar në sundim të ligjit, në lirinë ekonomike dhe ka investuar në popullin e saj.

Ky është granti më i madh i MCC-së dhe jepet përmes përzgjedhjes garuese mes vendeve të varfra që janë qeverisur më së miri.

49 milionë dollarët do të përqendrohen kryesisht në përmirësimin e energjisë elektrike dhe në projekte për transparencë dhe qeverisje të përgjegjshme në Kosovë.