SHPËRNDAJE

Pasditen e djeshme Kosova u përballë me një rast tragjik.

Në Prishtinë, konkretisht në lagjen “Mati 1”, pati gjuajtje me armë mes dy familjeve ku dy persona mbeten te vrarë dhe dy të tjerë rëndë të plagosur.

Gjendja e të plagosurve, që po trajtohen në QKUK, vazhdon të jetë e rëndë.

Këto detaje janë dhënë nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Janë në mjekimin intensiv qendror në gjendje të rëndë, nën përkujdesje intensive të stafit mjekësor”, ka thënë Fazilu.

Motivet e konfliktit thuhet se janë për çështje pronësore dhe janë përfshirë familjet Mehmeti dhe Rafuna.

Deri tani janë arrestuar tre persona.