SHPËRNDAJE

Organizata “Promovimi dhe Mbrojtja e Shëndetit Mendor” në bashkëpunim me “Shoqatën Kosovare për Psikodiagnostikë dhe Psikoterapi” ka nisur fushatën nacionale kundër stigmës dhe diskriminimit te personave që nuk gëzojnë shëndet të mirë mendor.
Fushata filloi me hulumtimin mbi qëndrimet dhe besimet e njerëzve për shëndetin mendor dhe personat që nuk gëzojnë shëndet të mirë mendor, që fillimisht u bë në Prizren, dhe pritet të vazhdojë dhe në komunat tjera të Kosovës.

Organizatorët e kësaj fushate synojnë vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e shëndetit mendor si dhe çrregullimet mendore, me qëllim që të luftohet stigmatizimi i personave që nuk gëzojnë shëndet të mirë mendor, tu ofrohet atyre trajtimi i duhur profesional, si dhe mbështetja e nevojshme familjare e shoqërore.

Fushata filloi qëllimisht në Prizren, për dy arsye kryesore:

Për shkak se të gjitha organizimet tjera janë të përqëndruara në Prishtinë, dhe Prizreni ka shumë më pak organizime, dhe mundësi për qytetarët edhe pse është komuna e dytë pas Prishtinës.

Si dhe e njejta neglizhencë vihet re edhe në fushën e shëndetësisë, nëse marrim parasyshë faktin se në Prishtinë ka 15 psikolog në sektorin publik, ndërsa në Prizrn vetëm një në Qendrat e Shëndetit Mendor, ndërsa në Spitalin Rajonal të Prizrenit, përkatësisht në repartin e Psikiatrisë nuk ka asnjë psikolog.

Megjithatë organizatorët theksojnë se aktivitetet e tyre do të vazhdojnë në të gjitha komunat e Kosovës.

Më poshtë keni të bashkangjitura fotot si dhe faqen në të cilën mund t’i përcillni organizimet në kuadër të kësaj fushate.

https://web.facebook.com/ShendetiMendorKS/