SHPËRNDAJE

Irma, uragani më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në rajonin e Oqeanit Atlantik, arriti deri te ishujt verilindor të Karaibeve, kaloj nëpër Barbuda duke shkaktuar ndërprerje të lidhjeve telefonike, ndërsa po parashikohet se gjatë fundjavës do ta godasë shtetin federal amerikan Florida.

Uragani sjelli në ishullin fqinj Antigua shira dhe erëra të forta, derisa njerëzit janë mbledhur nëpër shtëpi dhe nëpër strehimore qeveritare.

Zyrtarët me kumtesë i kanë paralajmëruar banorët që të largohen nga “shkatërrimi” të cilin po e sjellë Irma, lajmëron AP dhe transmeton gazetametro.net.

Më herët Qendra Kombëtare për Uragane (NHC) ka publikuar se uragani Irma është gjithnjë e më afër ishujve Livord në Detin e Karaibeve, ndërsa gjatë ditës së sotme kjo stuhi i kategorisë 5 duhet të kalojnë nëpër ishuj tjerë të Karaibeve.

Pretendohet se ky uragan katastrofik sjellë erërat me shpejtësi maksimale prej 295 kilometra në orë, transmeton Reuters.

“New York Times” pretendon se Irma mund të shkaktojë shkatërrim të madh në Porto Riko, territor amerikan në Karaibe në të cilin jetojnë 3.4 milionë njerëz, në ishujt e afërt Hispaniola, të cilat i ndajnë Republika Dominikane dhe Haiti, Antigua, Sent Kits, dhe Nevis, si dhe në Ishujt Virgjionale amerikane, ndërsa edhe Kuba është e rrezikuar.

NHC ka publikuar se gjithashtu në Gjirin e Meksikës gjatë ditëve të ardhshme do të krijohet uragani i ri rreth 155 kilometra në lindje të Tampikos në Meksikë.