SHPËRNDAJE

Nisma për Kosovën do ta formojë Grupin e vet Parlamentar.

Partia e Fatmir Limajt që në zgjedhjet e 11 qershorit ka garuar në koalicion me PDK-në dhe AAK-në, do të formojë Grupin e saj Parlamentar.

Burime të lajmi.net brenda Nismës bëjnë të ditur se deputeti Bilall Sherifi do të jetë shef i grupit.

Përndryshe Nisma në këtë legjislaturë ka gjashtë deputetë, që i mjaftojnë për të formuar grup të veçantë parlamentar.