SHPËRNDAJE

Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkoj nga Ekipi Negociator që t’i ndërpresë të gjitha takimet në Bruksel, deri në një përgjigje zyrtare nëse deklarata e Maja Kocijanciq për Trepçën është qëndrim i saj personal apo qëndrim i BE-së!

Nëse është kjo e dyta, atëherë Kosova nuk duhet ta pranojë ndërmjetësimin e Federica Megerinit në këto bisedime.

Trepçën as komunistët jugosllavë nuk e kanë parë si aset të Serbisë!

Dhe për kujtesën e të gjithëve e posaçërisht të këtyre zyrtarëve të Bashkimit Evropian, në Trepçë ka filluar shkatërrimi i Jugosllavisë Komuniste!

Muharrem Nitaj, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës