SHPËRNDAJE

Zëvendësministrja e Financave e Republikës së Shqipërisë, Irena Beqirja, nesër do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me ministrin në detyrë të Financave, Avdullah Hoti dhe ministren në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Financave, në këtë takim do të marrin pjesë edhe zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Republikës së Shqipërisë, Belinda Ikonomi, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, si dhe drejtori i Departamentit t Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar, Behxhet Haliti.

Gjatë takimit pritet të diskutohet për çështjen e çmimeve referente që po vendosen nga pala shqiptare, si dhe për çështje të tjera që janë pjesë e marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani nga dy vendet.