SHPËRNDAJE

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, një ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme u është drejtuar qytetarëve përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se që nga mbrëmë në Kosovë ka shpresë, sepse dje pati guxim.

Kurti ka thënë se populli ka vendosur dje që këtij ndryshimi t’i prijë Lëvizja Vetëvendosje.

“Të gjithë ju që keni votuar dje u jam falënderues që keni kryer detyrën qytetare e obligimin demokratik në një kohë të vështirë siç është kjo që po kalojmë dhe në një vend të dashur siç është Kosova jonë. Të gjithë ju që keni votuar për ndryshimin, e sidomos për Vetëvendosjen, u jam mirënjohës për vetëdijen e lartë dhe ndërgjegjen e thellë për ta shpëtuar republikën tonë nga zvetënimi i mëtutjeshëm”, ka thënë ai.