SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga Covidi.

Po ashtu, sipas kësaj ministri gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 17 raste të reja me Covidi.

“Nga 2 355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 022. Në total numri i rasteve aktive është 562”, ka njoftuar MSh-ja.