SHPËRNDAJE

Interviste me kengetaren Fjoralba Zeqollari e cila ka lancuar kengen Sa Te dua dhe gati projekti tjeter me nje kenge te re

1.Kur keni filluar të merreni me këngen?

Jetoj 7 vite ne Greqi dhe kam filluar te kendoj qe ne vitin e pare qe kam ardhur ne Ishullin e Greqise, por ne skenat e koncerteve kam filluar 3 vjet me pare..Kuptohet qe emocionet ishin kaq shumta sa e ndjeja te nevojshme te konsultohesha me Muzikante dhe kengetare te mirefillte qe kishin nje pervoje me te madhe se sa une, dhe nga keshillat e tyre mora kurajon si dhe menyren e interpretimit.

2.Zëri juaj i ëmbël është i lindur me ty apo çfar mendoni?

Nuk mundem ta percaktoj nese eshte i lindur apo i ardhur nga pervoja 1 vjecare qe kendoj perpara publikut, por mund te vecoj qe endrra ime per te kenduar para publikut ka qene qe ne moshe te femijerise..

3.Mund të na thoni si keni filluar të këndoni ?

Fillimi im si kengetare ne skene ka qene gjate nje koncerti te organizuar ku une isha thjesht nje ndjekese apasionante e kengetareve qe kendonin ne ate shfaqe dhe nje moment me afrohet Organizatori i shfaqes dhe me thote te hipi ne skene e te kendoj pasi me kishte degjuar qe kendoja kur ndodhesha midis miqve te mi..Kuptohet qe me shume emocione mora guximin dhe hipa ne skene ku dhashe 2 interpretime..nuk mund te them qe kendova ne menyre perfekte por kenaqesi per mua ishin duartrokitjet e publikut i cili e dinte qe per mua ishte hera e pare qe hipa ne skene….

4.Cila është kënga e parë që e keni kënduar?

kam qene gjithmon apasionante per kengetaren e madhe Eli Faren dhe gjithmon kendoja kenget e saja dhe kenga e pare e interpretuar nga un ka qene.Do ta marr nusen Korcare.

5.çka të shtyn të këndosh cilat jan ato ndjenja ?

Nuk besoj te ekzistoje ndjenje me e madhe ne shpirtin e njeriut se sa ndjenja qe shprehet me kenge…mbase deshira dhe pasioni jane te lidhura kaq ngushte sa te ushqejne shpirtin e njeriut qe ai i shpreh ato me ze me tekstet muzikore duke i kenduar ato…besoj se eshte fare e thjeshte, kendon me pasion sepse buron nga shpirti..

6.Keni lancuar klipin e parë të këngës Sa të dua, cili ishte mesazhi i kësaj kënge ?

Mesazhi i kenges sime ” Sa te Dua” eshte nje mesazh qe percjell ndjenjen e pasur te dashurise se nje vajze ndaj te dashurit te saj, ndjenje kjo qe thuret plot pasion me kenge ..

Pse çuhet kënga Sa të dua?

Kjo pyetje eshte si vazhdim i pyetjes se kaluar pasi te gjithe duhet te kuptojne se cfare ndodh ne ndjenjat e cdo femre kur dashuron dike ,”Sa te Dua” nuk eshte thjesht nje fjali e shkurter, por nje kuptim shume i madh ku mund te shkruahet nje Roman i tere….

8.Keni projekte tjera për këngë të reja?

– Po, kemi disa projekte por me e shpejta eshte nje kenge e Mergimit, e cila perfshin nje pjese te madhe te kombit tone i cili ndodhet jashte Shqiperise..Me falni por per ju si gazetare mund tju duket si monotoni e shprehura per mergimin, por per mua qe po e jetoj mezi pres qe ta kendoj me gjithe shpirt, mergimi ka te mirat e saj por brengat qe te le jane shume te renda nga ku vetem ata qe e jetojne e dine se cfare domethenie ka te jesh larg vendit ku ke lindur e rritur..
Kjo Kenge mendoj, dhe biles mund te them preferoj, qe te dali brenda ketij viti..

9. Si e ndjeni veten kur këndoni ?

Oh..si e ndjej veten kur kendoj?? Nuk di se si ta percaktoj sepse jo une por askush nuk mundet te shprehi ato qe ndjen, nuk ka fjale, jane ndjenja, eshte pasion, eshte gjithshka qe buron brenda vetes, dhe kenaqesia me e madhe eshte kur te shoqerojne edhe tingujt e embel muzikore te cilat jane pershtatur simbas ndjenjave te tua qe kendon…me mire mund te them qe nuk ju pergjigja kesaj pyetje sepse nuk gjej dot ato fjale qe perputhen me ato qe ndjej ne momentet qe kendoj..
Desha te falenderoj te gjithe ata qe me ndihmuan ne krijimin e klipit tim, ne vecanti Studion Cinefocus GT ne Athine me krijimin Viziv te Photo-Videos, Studion Sound BT Bledi Telha i cili arriti krijimin Muzikor si dhe Krijuesin e Tekstit Danel Cana..Gjitahshtu edhe ata qe na ndjekin ne mediat televizive dhe te internetit…Falenderoj gjithashtu edhe RTV Arberi per ftesen duke ju Uruar Suksese Medias Suaj..Ju Faleminderit..
Gazetari ilir Berisha