SHPËRNDAJE

Në Zagreb një shesh me emrin e Titos është riemëruar.Këshilltarët e Komunës së Zagrebit me 29 vota për dhe 20 kundër ndërruan emrin e Sheshit “Marshali Tito” në Sheshin e Republikës së Kroacisë.

“Me këtë Sheshi ‘Marshali Tito’i është kthyer historisë dhe shpresoj që atje do të mbetet”, tha pas votimit drejtuesi i asamblesë Andrija Mikuliq.

Kryetari i Zagrebit Milan Bandiq propozimin për ndërrimin e emrit të sheshit e dha në qershor.

Në mënyrë që pas zgjedhjeve lokale të majit ta sigurojë shumicën në asamblenë e kryeqytetit, Bandiq pranoi nismën e partisë së djathtë të porsaformuar, të cilën e drejton ish-ministri kontrovers i kulturës Zlatko Hasanbegoviq dhe hulumtuesja e historisë Bruna Esih.

Hasanbegoviq dhe Esih deklaruan se kërkuan riemërimin e sheshit për shkak të krimeve të Titos pas luftës dhe shkeljes së të drejtave të njeriut nën udhëheqjen e tij dhe për ta hequr trashëgiminë e siç thanë regjimit totalitar komunist.

Hasanbegoviq publikisht kritikopi luftën antifashiste në Kroaci dhe Jugosllavi, ndërsa kjo për disa mendohet se është pjesë e përpjekjeve të të djathtëve për shkatërrimin e trashëgimisë antifashiste në Kroaci.

Nga vitet ’90 e deri tash shumë rrugë që kishin emra të luftëtarëve antifashistë janë riemëruar, ndërsa 3000 përmendore antifashiste janë shkatërruar ose dëmtuar pjesërisht.