SHPËRNDAJE

Uragani Irma është shndërruar në një stuhi të kategorisë së pestë, duke u konsideruar mga sinoptikanët  si një stuhi “jashtëzakonisht e rrezikshme”, me erëra që arrijnë deri në 220 kilometra në orë.

Florida, Porto Riko dhe Ishujt e Virgjër të Shteteve të Bashkuara kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe shtetet e tjera janë paralajmëruar se mund të preken gjithashtu  nga  moti ekstrem.

Ekspertët e motit thanë se stuhia duket të jetë më e fortë që nga stuhia ‘Felix’ në vitin 2007, një nga stuhitë e kategorisë së pestë që ka goditur SHBA-në.

Vitin e kaluar, Uragani Mateu, një tjetër stuhi e kategorisë së pesë ka shkaktuar dëme të mëdha në Ishujt Karaibe, duke vrarë më shumë se 500 persona vetëm në Haiti.

 

Image