SHPËRNDAJE

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka shtuar numrin e ekzekutimeve për ata persona që nuk e adhurojnë si Zot i gjallë.

Regjimi i tij i ashpër ka persekutuar mijëra persona që praktikojnë besime të tjera fetare.

Kështu thuhet në një studim të ri të qeverisë amerikane.

Lajmi vjen në një kohë kur njerëzit kanë nisur gjithmonë e më shumë të kthehen tek fetë tradicionale: budizmi dhe krishterimi.

Po ashtu mijëra persona kanë nisur të refuzojnë që të bëhen pjesë e ushtrisë.

Në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit thuhet se më shumë se 120 mijë persona janë të burgosur politikë në rajonet e thella të vendit.

Këto përfundime vijnë në kohën kur SHBA ka shtuar ndjeshëm retorikën agresive ndaj vendit komunist.

Frika e një lufte mes dy vendeve është bërë gjithmonë e më e pranishme, edhe pse ekspertët thonë se shanset që kjo të ndodhë janë 50 me 50.