SHPËRNDAJE

Qeveria sqaron: Ministra të LDK-së dhe PDK-së ishin sot në mbledhje

Qeveria e Kosovës ka sqaruar se në mbledhjen e sotme të Qeverisë e cila u shty për shkak të mungesës së disa ministrave, kishte ministra prezent të LDK-së dhe PDK-së.

“Mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës e paraparë të mbahet sot nuk është zhvilluar për shkak të mos pranisë së ministrave të cilët do të duhej të prezantonin pikat e rendit të ditës, të parapara në këtë mbledhje. Ndërkaq, të pranishëm në mbledhje kanë qenë ministra nga LDK-ja, PDK-ja dhe parti të tjera”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, transmeton arbresh.info.

Disa media kanë raportuar pas shtyrjes së mbledhjes së sot në Qeveri nuk ishin prezent asnjëri prej deputetëve të PDK-së.