SHPËRNDAJE

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dha sot një mesazh shprese në një botë në mbyllur në vetvete duke i bërë thirrje Montrealit për të luftuar kundër abuzimeve të kapitalizmit dhe për të shtuar përpjekjet për të dalë kundër ngrohjes së planetit.

“Është e qartë prej një fare kohe që bota ka arritur një pikë ku gjërat po shkojnë ndryshe”, u shpreh ish-presidenti demokrat në një fjalim në Pallatin e Kongreseve në Montreal, i pari në Kanada që pas largimit në muajin janar nga drejtimi i Shtëpisë së Bardhë.

“ Në periudhën e informacionit të shpejtë, ku televizioni dhe Twitter na informojnë me një shpjetësi të vazhdueshme me lajme të këqija dhe shpesh të pavërteta, duket sikur rendi ndërkombëtar që kemi ndërtuar është në mënyrë të përhershme në provë dhe se qendra nuk mund të mbajë më”, tha ai, i duartrokitur nga një auditor me rreth 6.000 persona.

Në një botë në luftë me varfërinë, pabarazitë shoqërore, terrorismin dhe migracionin masiv, me ardhjen në pushtet të “të fortëve”, të nacionalizmit apo proteksionizmit ekonomik këto fenomene janë mëse të kuptueshme.