SHPËRNDAJE

Ish- presidenti amerikan Barack Obama, u ka bërë thirrje amerikanëve të refuzojnë gjuhën e cilitdo prej liderëve që ushqen urrejtje dhe normalizon racizmin.

Obama nuk përmendi askënd, por komenti i tij i rrallë vjen pasi presidenti Donald Trump kërkoi të devijojë kritikat se retorika e tij kundër imigrantëve kanë nxitur dhunë.

Në një fjalim të mbajtur Donald Trump dënoi urrejtjen dhe superioritetin e të bardhëve.

Këto deklarata Trump i bëri pasi 31 persona u vranë gjatë sulmeve me armë në Teksas dhe Ohio.

Ndërsa ishte në detyrë, Obama luftoi pa sukses për të kufizuar armëmbajtjet.

Ai i tha BBC-së në vitin 2015 se dështimi i tij për të miratuar “ligje të forta për sigurinë e armëve” kishte qenë zhgënjimi më i madh i presidencës së tij.