SHPËRNDAJE

Përfaqësues të Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim kanë dorëzuar në Inspektorat të Arsimit ankesë lidhur me rizgjedhjen e kundërligjshme të 24 profesorëve në Universitetin e Prishtinës.

Ata kanë paralajmëruar se kjo organizatë do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore për t’i kundërshtuar avancimet e paligjshme.

Ankesën e tyre tashmë e ka pranuar Ministria e Arsimit. Zyrtari ligjor, Faton Fetahu, thotë se sipas afateve kohore, do të shqyrtohet ankesa, por ka shtuar se MASHT-i edhe ashtu nuk ndërhyn në vendimet e Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”.