SHPËRNDAJE

Llapjanet edhe kësaj here treguan se e kan shpirtin human  pasi që organizuan një Turne në futboll të vogël dhe Koncert  Humanitar për të ndihmuar Fitore Ibishin e cila vuan nga një sëmundje e rëndë.

Ftesen për në koncert e pranuan shum artist të estrades, ku perfermuan live në Stadiumin e Qytetit “Zahir Pajaziti”.

Njëri nga organizatorët  Ilir Sekiraqa për Gazeten Direkt tha se të pranishem ishin rreth 1000 qytetar. Të gjitha mjete që u grumbulluan nga ky eveniment sportiv dhe muzikor do të shkoin për sherimin e Fitore Ibishit nga Podujeva. Nga perkrahja e njerzve të mir nga ekipet që moren pjese, bizneset dhe nga Kryetari i Komunese Agim Veliu u arrit te grumbullohen afro 3712€, ku në ditet në vijim mjete do të dërzohen në familjen e Fitores. Faleminderit Qyteti jonë. Organizator : Ilir Sekiraqa, Arben Rexhepi, Arton Selmani, Bajram Bejtullahu, Besnik Podvorica, Burim Zhjeqi.