SHPËRNDAJE

Kandidati i AKR’së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka publikuar një numër Viberi, ku të gjithë qytetarët mund t’i dërgojnë këshilla dhe të komunikojnë me të, që nëse ai arrinë të bëhet kryetar i kryeqytetit t’i zgjidh ato.

Pacollit në këtë numër i është dërguar një mesazh ‘racist’, ku një person që pretendon se është ‘pinjoll’ i Prishtinës, ka kërkuar nga ai që t’i largojë të gjithë fshatarët nga kryeqyteti, e bashkë me ta të ikë edhe ai vet, në fshatin Hajvali.

“Përshëndetje i nderuari z. Pacolli. E kam një ide për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Prishtinës të cilët qe 17 vite janë si të burgosur në qytetin e tyre të lindjes. Çdo gjë është e uzurpuar nga fshatarët. Pra nëse kishit pasë mundësi të i largoni të gjithë fshatarët nga qyteti ynë që më në fund edhe ne prishtinasit ta shijojmë lirinë. P.S. Me fshatarët duhet të ikësh edhe ti sepse je katunar nga Hajvalia”, shkruan në mesazhin dërguar në numrin e hapur nga Pacolli për komunikim me qytetarë.