SHPËRNDAJE
Zëvendëskryeministri i parë njëherit ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar të mërkurën  në New York me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srxhan Darmanoviq.

Lajmin për këtë takim ai e ka bërë të ditur në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

”Gjatë ditës së sotme kisha një takim tête-à-tête edhe me homologun tim nga Mali i Zi, Ministrin e Jashtëm, Srdjan Darmanović”

”Ri-konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyeshme dy-palëshe. Diskutuam çështje të interesit të përbashkët, zhvillimet politike në vendet tona si dhe ato në Ballkanin Perëndimor. Në turin tim diplomatik vendeve fqinje dhe atyre të rajonit Mali i Zi është ndër të parat në listë. Podgoricën do ta vizitojë zyrtarisht javën e ardhshme”, ka shkruar ai.