SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri i vendit, njëherësh Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli beson se është koha që Këshilli i Sigurimit të marrë në konsideratë mundësinë e transformimit të UNMIK-ut, në një zyrë politike të OKB-së, për të ndihmuar aspiratat e Kosovës për t’u bashkuar me Organizatën Botërore.

Pacolli tha gjithashtu se delegacioni i Kosovës, është takuar në Nju-Jork me Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Miroslav Lajqak.