SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka reaguar përmes një deklarimi në Facebook ndaj deklaratave të deputetit të LAA, Ilir Deda, i cili mbrëmë ka thënë se Gjykata Speciale do ta dëmtojë koalicionin PAN.

Pajaziti i ka thënë Dedës që mos të gëzohet ai dhe koalicioni i tij duke shpresuar të vijnë në pushtet përmes dënimit të UÇK-së, pasi sipas tij, luftën çlirimtare nuk ka Gjykatë që mund ta dënoj.