SHPËRNDAJE

Punësimi i Klinakut në këtë pozitë është bërë dy muaj para se kabinetit të Bajram Mulakut t’i kaloj mandati qeverisës.

Klinaku në një komunikim me KALLXO.com ka pranuar se është punësuar, por sipas tij kjo ka ndodhur pasi ai është tërhequr nga Drejtoria e Shëndetësisë. ‘Jam zgjedhur me konkurs të rregullt, nuk ka ndonjë parregullsi, arsyet e ndërrimit të pozitës janë personale’’, tha Klinaku.

Në Raportin Zyrtar të Inspektoratit të Punës thuhet se Klinaku ishte kandidati me më së shumti pikë dhe notë  mesatare 9.64.

‘’Inspektorati i Punës konstaton se përzgjedhja e Abdullah Klinakut është e drejtë dhe në pajtim me infrastrukturën ligjore”, thuhet në raport.

Kalimi nga pozita politike në pozitë të shërbyesit civil është komentuar edhe nga zyrtarët e opozitës.

Besim Muzaqi, zyrtar i Vetëvendosjes, në këtë komunë e ka quajtur proces “rehatimi” punësimin e Klinakut.

“Drejtorët e disa drejtorive tashmë janë ‘rehatu’ nga pozitat politike në pozita publike me kontrata të përhershme”, tha Muzaqi