SHPËRNDAJE
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur për ndarjen e Komisioneve Parlamentare.

Lajmi.net merr vesh se Lëvizja Vetëvendosje do të kryesojë katër komisione: Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Arsim, Komisionin Punë dhe Mirëqenie Sociale, dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të drejtojë Komisionin Buxhet, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Komisionin për Financa Publike.

Kurse Partia Demokratike e Kosovës do të kryesojë Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Komisionin për Administratë Publike dhe Komisionin për Integrime Evropiane.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do ta drejtojë Komisionin për Bujqësi, Nisma Komisionin Për Siguri dhe Lista Serbe Komisionin për Komunitete dhe Kthim.

Ndërsa, Grupi Parlamentar 6+ do ta kryesojë Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore.