SHPËRNDAJE

Pas rinumërimit të 23 vendvotimeve si dhe hedhjes poshtë nga PZAP-i të ankesës së kandidatit të koalicionit LDK-AKR, Vehbi Imeri, certifikimi i rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjasa të bëhet nesër.

Lajmi.net merr vesh nga burime brenda koalicionit PDK-AAK-Nisma se konstituimi i Kuvendi të ri të Republikës së Kosovës do të bëhet pas 10 ditësh.
Në këtë seancë do të verifikohen mandatet e 120 deputetëve të rinj të Kuvendit, e më pas fillojnë procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e që i takon partisë/koalicionit fitues.