SHPËRNDAJE

Pas aksionit të Policisë të zhvilluar sot në Ministrinë e Bujqësisë, ka pasur reagime të shumta.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka reaguar pas arrestimeve të sotme lidhur me keqpërdorimet me subvencionet bujqësore.

Ai ka kërkuar hetim të plotë dhe të shpejtë, derisa ka thënë se këta njerëz nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve.

“Pres hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të shpejtë ndaj kujtdo që është i përfshirë në rastin e subvencioneve bujqësore. Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal. Këta njerëz nuk e meritojnë të jenë në institucione”, ka shkruar Hoti në Facebook.