SHPËRNDAJE

Sonte përfaqesuesja e Kosovës në futboll ka dhuruar spektakël në ndeshjën kundër Anglisë.

Edhe pse rezultati ishte në të mirë të anglezëve 5-3, djemtë tanë luftuan deri në fund dhe zhivulluan një super ndeshje, shkruan GazetaDirekt.

Pas përfundimit të lojës, kandidati për deputet nga kolacioni parazgjedhor AAK-PSD,  Granit Shala, ka premtuar përkrahje maksimale për sportin në Kosovë.

Këtë gjë, Shala e bëri përmes një statusi të hedhur në Facebook.

“Djemtë tanë edhe me një ekip sikur ai i Kombëtarës së Anglisë dëshmuan talentin që kanë në futboll dhe dashurinë për këtë sport. Kosovën 100% do ta bëjmë edhe në këtë aspekt, duke dhuruar gjithmonë përkrahje dhe duke vlerësuar sportistët tanë ashtu siç e meritojnë. Me këtë superparaqitje, uroj futbollistët kosovarë që edhe njëherë na kanë bërë krenarë.

Kosova është e jona, Kosova është 100% shtet” janë fjalët e tij.

Kujtojmë se në listë Granit Shala ka numrin 66.