SHPËRNDAJE

Mëngjesi joformal i punës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përfunduar pas një orë e gjysmë.

Nikoqir i këtij takimi ishte shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini dhe takimi u mbajt në ndërtesën e Shërbimit për Politikë të Jashtme të BE-së.

Në Komisionin Evropian më herët kanë thënë se të dy presidentët do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve duke pasuar pajtimin e muajit korrik se do të fillojnë të përgatisin një periudhë të re të këtyre bisedimeve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë takuar më 3 korrik dhe pas atij takimi thanë se janë pajtuar që bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve të hyjnë në një periudhë të re, ku do të diskutohen çështje më me peshë sesa aspektet teknike.