SHPËRNDAJE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot nga ora 11:00 për të proceduar me seancën konstituive të filluar që nga 3 gushti.

Pas gjashtë seancave të ndërprera, partitë e koalicionit PDK, AAK, Nisma, AKR dhe ato nga komunitetet pakicë kanë rënë dakord që seanca të thirret për sot, me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Bazuar në kandidaturën paraprake të Partisë Demokratike të Kosovës, pritet që për këtë post të nominohet lideri i këtij subjekti politik, Kadri Veseli.